Krijojmë ftesa elegante me animacione 3D, muzikë dhe numërim mbrapsht – me një link të veçantë për çdo mysafir. Dërgohet me WhatsApp, Viber ose Instagram në një sekondë.
iFtesë është studio shqiptare e ftesave digjitale luksoze. Krijojmë ftesa për dasma, fejesa, ditëlindje, përvjetorë dhe evente të ndryshme – për familjet tona në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe në gjithë diasporën, nga Gjermania e Zvicra deri në Amerikë.
Ftesa është përshtypja e parë e festës suaj. Prandaj çdo ftesë e dizajnojmë me dorë, si një kartë e shtypur në letër të shtrenjtë: tipografi elegante, ngjyra të zgjedhura me kujdes dhe stile që shkojnë nga Old Money klasik tek Marmori i Zi me ari dhe Perla Ivory.
Mysafiri juaj merr një link që hapet si zarf i vërtetë – prek vulën, zarfi hapet në 3D, kënga juaj fillon dhe brenda e gjen emrin e vet, datën, numërimin mbrapsht dhe hartën e sallës. Pa letër që humbet, pa postë që vonon, pa shpenzime printimi – dhe çdo ndryshim në orar arrin te të gjithë menjëherë.
Tradita jonë e mikpritjes, në formën më moderne dhe më elegante.
Klasik, floral, modern ose mbretëror – çdo model përshtatet me ngjyrat dhe stilin e festës suaj.
Emrat, data, ora, salla, familja nikoqire dhe kënga që doni të luhet kur hapet ftesa.
Çdo mysafir merr linkun e vet me emrin e tij brenda ftesës. Pa letër, pa postë, pa vonesë.
Shtatë ftesa shembull – Bazike, Klasike dhe Premium. Kliko shigjetat për t’i parë dhe prek ftesën për ta hapur si mysafir.
Prek ftesën në mes për ta hapur ← →Enter
Mysafiri prek vulën dhe zarfi hapet me animacion, ftesa del jashtë.
Kënga juaj luhet sapo hapet ftesa.
Ditë, orë, minuta e sekonda deri në ditën e madhe.
Një prekje dhe Google Maps tregon rrugën deri te restoranti.
“I nderuar Familja Krasniqi” – çdo ftesë personale.
Shtoni video ftese ose foto të çiftit brenda faqes.
Shkruani listën e të ftuarve vetëm një herë. Për secilin përgatitet automatikisht mesazhi personal – me emrin e vet dhe linkun e ftesës – dhe me një klik dërgohet në WhatsApp, Viber ose SMS.
Pasi të konfirmojmë detajet dhe dizajnin, ju dërgojmë ofertën dhe udhëzimet për pagesë.
Pagesë online e sigurt nga çdo vend – me llogari PayPal ose me kartë. Ideale për diasporën.
Pagesë me para në dorë, gjatë takimit ose sipas marrëveshjes me ne.
Detajet e sakta të pagesës i merrni pas konfirmimit të porosisë
Ju dërgojmë një link (p.sh. iftese.com/emri-juaj). E dërgoni me WhatsApp, Viber, Instagram, Facebook ose SMS – hapet në çdo telefon dhe kompjuter, pa instaluar asgjë.
Zakonisht brenda 24–48 orëve pasi të na i dërgoni të gjitha detajet. Për dizajn ekskluziv mund të duhet pak më shumë.
Po. Na dërgoni këngën që dëshironi dhe ajo luhet sapo mysafiri hap zarfin.
Për çdo mysafir krijohet një link i veçantë – kur e hap, sheh emrin e vet në zarf dhe brenda ftesës, p.sh. “I nderuar Familja Krasniqi”.
Me PayPal ose cash. Pasi të konfirmojmë dizajnin dhe detajet, ju dërgojmë ofertën dhe udhëzimet e pagesës.
Po. Meqë ftesa është online, ndryshimet (ora, salla, etj.) shfaqen menjëherë te të gjithë mysafirët, pa ridërguar asgjë.
Na shkruani emrat, datën dhe llojin e festës – ju kthejmë përgjigje me ofertë dhe një propozim dizajni.
Punojmë online me klientë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.
WhatsApp · +383 48 170 599